Irina Shayk dhe Bradley Cooper sërish bashkë? Shfaqen shumë të afërt rrugëve të New York-ut

Irina Shayk dhe Bradley Cooper nxitën thashethemet për një ribashkim.

Dyshja u shfaqën shumë të afërt krah njëri-tjetrit gjatë një shëtitje rrugëve të New York-ut.

 

Ish-partnerët që janë edhe prindër të një vajze, dukeshin shumë të lumtur teksa bisedonin.

Ndërsa po ecte në rrugë, aktori i mbante supermodelen mbështetur në krahun e tij.

 

Ajo e quajti aktorin ‘babai më i mrekullueshëm’ në intervistë dhe shpejgoi se Lea, e cila ka lindur në mars të 2017-ës, nuk e sheh Irinën si një supermodele, por si nënë.