Hoxhallari debutoi si titullar me kombëtaren: E kam bërë gjysmë gjumin

Kapiteni i Tiranës, Erion Hoxhallari, bëri debutimin e tij si titullar me fanellën e Kombëtares, duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

“Është një ndeshje që do të mbahet mend, ishte ndeshja e parë si titullar për mua, fituam dhe morëm 3 pikët dhe thyem rekordin me 18 pikë që nuk ishte bërë ndonjëherë më parë’, tha Hoxhallari, i cili më tej shtoi: “Gjithmonë kam qenë i gatshëm për Kombëtaren, por dy ditë para ndeshjes na komunikoi që do të isha në formacion dhe e prita shumë mirë. Në darkë e kam bërë gjumin gjysmë”.