Harrojnë buxhetin/ Derrkuc, harem, idiot... plasin fyerjet mes deputetëve

Për më shumë se një orë parlamenti shqiptarë në vend që të vazhdojë debatin për “Buxhetin 2021”, është kthyer në një sherrnajë me akuza-kundër-akuza dhe etiketime e epitete nga më të pasurat e fjalorit shqip.

Gjithçka nisi pas një deklarate të Grida Dumës, e cila iu tha kolegëve të saj se “nuk ekzistojnë” sepse gjithçka është Edi Rama. Më pas replikat deri në prag përplasje fizike vazhduan mes Ervin Salianjit dhe Erion Braçes, i cili u akuzua se ka dalë në përgjimet italiane ndaj biznesmenit Rezart Taçi.

Në këtë situatë deputetët e përfshirë në sherr iu rikthyen fjalëve të djeshme të kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti deputeten e PD-së Jorida Tabaku, “balona tabake”. Flutura Açka premtoi se do ta çojë Edi Ramën në Komisionin e Etikës, por sherri më pas është ndezur edhe më shumë pas fjalës së minstres Belinda Balluku.

Ajo iu drejtua grave deputete të opozitës duke thënë se nuk kanë reaguar të prekura kur janë ofenduar deputetet dhe gratë socialiste, duke sjellë këtu në vëmendje një shprehje të deputetit Agron Gjekmarkaj ‘harem’. Nga ana e tij eputeti Gjekmarkaj mori fjalën dhe shpjegoi se ky term është përdorur si koncept politik.

Duke vazhduar replikën në përgjigje të ministres, deputetja Grida Duma, kërkoi publikisht nga kolegu Gjekmarkaj të kërkonte ndjesë nëse e ka përdorur jashtë kontekstit të një metafore, por i vuri në dukje se kur kur kryeminstri Edi Rama abuzoi me një fotografi të sajën gjatë fushatës, ato nuk reaguan..

DEBATI DHE REPLIKAT

Belinda Balluku: Nuk duhet të ofendohemi më, ne kemi ardhur këtu si deputetë të Shqipërisë me vota. Këtu s’ia vlen më të bëjmë një bisedë, u goditën gratë e goditën burrat, këtu jemi të gjithë njësoj askush s’duhet të ofendojmë askënd, por unë nuk mbaj mend asnjë nga ju t'i thoshte zotit Gjekmarkaj që ne nuk jemi haremi i askujt, Ne jemi gra, jemi nëna, motra kemi prindër në shtëpi e janë detyruar të dëgjojmë nga gjërat më të poshtra në këtë parlament. S’ju kemi parë të acaroheni kaq shumë për ne apo s’ka gjë ne le të jemi harem kurse ju duhet t’ju ruajmë e të ndizni këtë lloj retorike.

Grida Duma: Zonjë e nderuar po i drejtohem publikisht zotit Gjekmarkaj nëse e ka përdorur kete harem tju kërkojë ndjesë publikisht, nëse harem është çështje që e ka përdorur jashtë metaforës dhe pa kontekst, t'ju kërkojë ndjesë.
Në të njëjtin duel që na ftove, do çohesh e do thuash ndjesë që kryeministri ju përdori foton për fushatë. Ju do çoheni e do thoni ndjesë zonja Duma që nuk u çova qe pashë atë linçim tuaj me foton në fushatë, unë e kam nderin tja them kolegut tim. Kurrë s’kam përdorur unë asnjë fjalë, por juve ju shqetëson që fjala ime zë peshë dhe këtë pranojeni.

Agron Gjekmarkaj: Ulu mor ca ke si kukull. Dua t’i shpjegoj zonjes ministre që e kam pasur si koncept politik qe shpaqet edhe te Iliada e Odiesa dhe Dante Aligeri jo në kuptimin e haremit të mirëfilltë të afrimiteve erotiko seksuale të sulltanëve, por si koncept politik.

Balluku: Po çfarë thua mo?!

Agron Gjekmarkaj: Të lutem, foli Edi Ramës dhe kujt te duash me ate ton jo mua.

Bardhyl Kollçaku: Hahaha po keshtu flitet.

Agron Gjekmarkaj- Bardhyl Kollçaku: Pusho mor ti derrkuc.

Erion Braçe: Kujt i drejtohesh ti ashtu more idiot?

Lindita Nikolla: Mos vijoni me fyerje në sallë.