FOTO/ Atentat shqiptarit në Greqi

Atentat ndaj një 50-vjeçari shqiptar në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Koropi, Greqi.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë ndaj 50-vjeçarit shqiptar nga një makinë ngjyrë argjendi. Shqiptari ndodhej jashtë një zyre të Qendrës së Shërbimit të Qytetarëve. Nga plumbat ai ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Kryetari i Bashkisë se Koropit, Dimitris Kiusis, tha për mediat se ‘bëhet fjalë për ngjarjes mes shqiptarësh të komunitetit rom për kontrollin e trafikut të drogës në zonë’.