Skandali/ Dalim foto të reja nga momente private që ‘dogjën’ ish-kryeministrin bullgar

 Ish-kryeministri bullgar Boyko Borisov , partia e të cilit "përfundoi" e dyta në procesin e fundit zgjedhor, është përballur edhe një herë me publikimin e një grupi të ri fotografish, në mediat dhe rrjetet sociale bullgare, duke e paraqitur atë në momente private në dhomën e tij të gjumit.

Foto të ngjashme u postuan nga një përdorues anonim i internetit, duke shkaktuar një krizë politike në vend dhe një debat të nxehtë midis Borisov dhe Presidentit Rumen Radev, një kundërshtar i ashpër politik.   

Në fotot e reja, ish-kryeministri bullgar është sërish i shtrirë në të njëjtin shtrat, por me gjëra të ndryshme, fakt që dëshmon se pamjet specifike janë realizuar në një datë tjetër. 

Në komodinë ka sërish pistoletën, pranë një prezervativi të përdorur. 

Në sirtarin e komodinës shihen sërish tufa mijëra eurosh, por kësaj radhe jo shufra ari.

Mbetet për t'u parë se kush qëndron pas këtyre fotove, për të cilat rezulton se i kanë shkaktuar dëme të pariparueshme imazhit të Borisovit, qëndrimi afatgjatë i të cilit si qeveri është dëmtuar nga skandale dhe akuza për korrupsion. 

Fotot e reja u publikuan në prag të zgjedhjeve të fundit, duke shkaktuar dëme të tjera politike të imazhit të tij.

Në vitin 2020, Borisov akuzoi Radevin se e kishte spiunuar me dron për të fotografuar momentet e tij private, duke vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e disa fotografive, por jo të gjithave.

Majin e kaluar, biznesmeni bullgar pretendoi se "Mata Hari" që arriti të hynte në rezidencën e kryeministrit dhe të fotografonte momentet private të Borisovit, ishte modelja Magdalena Tepavicharova, e njohur edhe si Magi Bader, por ajo mohoi çdo përfshirje duke thënë se ajo nuk e bën këtë dhe as ka pasur ndonjëherë lidhje me ish-kryeministrin e Bullgarisë.