Theu urdhrin e mbrojtjes dhe dhunoi bashkëshorten, arrestohet 42-vjeçari

Një 42 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Bulqizës, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sipas uniformave blu shtetasi me iniciale V.Q. shtetas  theu urdhrin e mbrojtjes që  kishte bashkëshortja e tij  dhe ka  shkuar në banesë  duke  ushtruar dhunë psikologjike dhe kanosur për jetën bashkëshorten.

“Kreu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe kërcënoi bashkëshorten e tij, vihet në pranga 42-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë,  u bë arrestimi në flagrancë i   shtetasit V.Q., 42 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas  theu urdhërin e mbrojtjes që  kishte bashkëshortja e tij  dhe ka  shkuar në banesë  duke  ushtruar dhunë psikologjike dhe kanosur për jetën bashkëshorten”, thuhet në njoftimin e policisë.