Ish-konkurretja e Big Brother komenton Granitin: 'I bukur, pa tru në kokë'

Fjorentina Halili, ish-konkurrentja finaliste e ‘Big Brother 9’ ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “Live From Tirana”, në Top Albania Radio.

Fjorentina del shpesh në ekran për të komentuar mbi formatin, në të cilin ka qenë vetë e pranishme.

Ajo komentoi Granitin, i cili u mor në telefon nga gazetarët, por nuk e hapi dhe Fjorentina tha:

“Mos e lër seen, se nga kjo TopRadio dhe nga ky edicion u bëre kaq VIP sa je”.

Më pas ajo tregoi se si e ka parë Grantitin:

“Në fillim kur ka hyrë kam thënë se është një djalë shumë king. Po të isha atje se di çfarë mund të bëja.(qesh) Por sjellja e tij më ka lënë për të dëshiruar. Unë nuk do të doja kurrë një mashkull që bindet nga një femër, okej unë vërtet dua që të jem dominuese por edhe pak kështu të bëj kot që pastaj të më thonë që shiko se burri këtu jam unë.Granit je shumë i bukur por me pak tru në kokë. Graniti të mundohet që të mos humbasë atë që ka në krahë dhe familjen se njerëzit që njohu aty i ka sot e nesër si ka më.Nëse nuk do të ishte Fifi fare do kishte flirtuar me të gjitha aty dhe do të vazhdonte që të ishte akoma në shtëpi, të paktën kështu mendoj unë. Me Fifin ishte bingo.