‘Kuvendi në datë 18, hile e Bashës’/ Paloka: Meqë firmat ekzistojnë, u ndoq varianti i pandershëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka sqaruar edhe njëherë propozimin e tij në kryesinë e PD-së, që palët të caktojnë përfaqësues për të vërtetuar 4200 firmat e delegatëve.

Ky propozim nuk është pranuar nga Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Paloka tha se thirrja e Kuvendit nga Basha për datën 18 dhjetor, është një hile që e dëmton Partinë Demokratike.

Paloka: Unë sot propozova, që meqë jemi në këtë ngërç, që nuk ka procedurë apo rregull, se si këto firma mblidhen dhe verifikohen, të dy palët që nuk kanë besim tek njëra tjetra, të përcaktojnë përfaqësues të tyre, të vijnë në zyrë, të marrin cdo formular një nga një, me listën e delegatëve të Kuvendit, të vërtetojnë janë apo jo delegatë. Këtë e kam kërkuar në kryesi dhe kjo nuk u pranua. Pra nuk paska qenë çështja te firmat. Meqenëse u verifikua që firmat ekzistojnë, u dol tek ky varianti, që është një hile e pandershme, që nuk na con aty ku duhet, por tek falsiteti, që nuk e di cfarë zgjidhje u jep atyre që e propozuan.