'Kuvendi'/ Bardhi shpërfill 4200 delegatët: Ata që kanë firmosur për 11 dhjetorin të vijnë në datën 18

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u shpreh pas mbledhjes së Kryesisë se 4200 delegatët që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datë 11 dhjetor, duhet të marrin pjesë te Kuvendi i thirrur nga Basha, në 18 dhjetor. 

Bardhi shpërfilli firmat e mbledhura nga 4200 anëtarë të Kuvendit Kombëtar. 

"I ftova kolegët që mendonin ndryshe të propozonin shtesë në rendin e ditës në kuvendin e datës 18 dhe kanë refuzuar. Secili prej tyre nëse do të propozonte shtesën e një pike të aktuar në rendin e ditës, në përputhje me statutin e partisë, unë si Sekretar i Përgjithshëm do të votoja pro. Qëllimi nuk është mbledhja e Kuvendit Kombëtar, sepse nuk ka 4200 firma, se nëse do të kishte do të ishin protokolluar këtu 1 javë e më parë. Janë në kasafortë. Kuvendi Kombëtar i PD mblidhet në datën 18 dhjetor. Aty do të paraqiten edhe anëtarët e PD. Edhe 10, 20, 200 apo 1 mijë të kenë firmosur për thirrjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor, do të jenë prezent në Kuvendin e datës 18. Kryesia e partisë sot ka vendosur të mbajë Kuvendin Kombëtar për të dëgjuar çdo anëtar të PD, por mbledhja e organeve të PD nuko bëhet si celulë ilegale kur nuk i intereson apo kur përputhet me ineresin personal të një individi apo të 10 individëve. Mblidhet sipas rregullave të funksionimit demokratik të këtij institucioni. Dhe secili duhet të respektojë institucionet nëse betejën e nis me statut dhe nuk e ka betejë mirëfilltazi për pushtet personal", u shpreh Bardhi.