‘Kundër transferimit në kohë të Kuvendit’, Këlliçi: Demokratët janë dhe do mbeten autoriteti më i lartë në PD

Deputeti i PD Belind Këlliçi ka sqaruar qëndrimin e tij publik, duke mbështetur mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datë 11 dhjetor.

‘Askush nuk ka autoritet të transferojë në kohë vullnetin e demokratëve shqiptarë. Demokratët janë dhe do të mbeten autoriteti më i lartë në PD’, shkruan Këlliçi në Facebook.  

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

QËNDRIMI IM!

Vendimet politike do të jenë shumëfish më cilësore nëse do të merren prej vetë anëtarësisë dhe organit më të lartë vendimmarrës të PD, Kuvendit Kombëtar!

Askush nuk ka autoritet të transferojë në kohë vullnetin e demokratëve shqiptarë.

Unë jam për demokraci të drejtpërdrejtë pjesëmarrëse.

Mbështes vendimmarrjen sovrane të delegatëve demokratë për të thirrur Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor.

Drejtuesit shkojnë e vijnë. Përfshirë Belind Këlliçin. 

Demokratët janë dhe do të mbeten autoriteti më i lartë në PD