VIDEO/ Basha nuk pranon pyetje nga gazetarët: Kuvendi do të mblidhet në 18 dhjetor

"Kuvendi do të mblidhet në 18 dhjetor, s'do lejoj askënd ta mbajë PD-në peng". 

Kështu u shpreh Lulzim Basha pas mbledhjes së Kryesisë ku me 26 vota pro, nga të cilët 20 janë të emëruar nga kryetari i PD, u vendos që të mblidhej Kuvendi Kombëtar në datën 18 dhjetor. 

"Jam krenar për vendimin e Kryesisë pas 6 orë diskutime. Dua t'i falenderoj të gjithë pavarësisht pretendimeve apo votës së tyre, për përkushtimin që demonstruan dhe legjitimin e potë të besimit që iu kanë dhënë demokratët. Një parti, një Kuvend në 18 dhjetor dhe e sigurt është që nuk të leoj askënd ta mbajë pen PD-në", u shpreh Basha, ndërsa nuk pranoi pyetje nga gazetarët. 

Ndërkohë, 4200 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD kanë firmosur për mbledhjen e forumit më të lartë të vendimmarrës në datën 11 dhjetor 2021, pas lëvizje Foltorja, të iniciuar nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha. 

Firmat janë dorëzuar në selinë e PD dhe sipas statutit strukturat vihen në lëvizje për organizimin e mbledhjes të shtunën e 11 dhjetorit, ditën e themelimit të Partisë Demokratike.