Votimi për Kuvendin Kombëtar/ Shumica e anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë kundër Bashës

Lulzim Basha kontrollon tashmë më pak se 30% të Kryesisë së PD. 

Nga votimi i sotëm në Kryesi për datën 18 dhjetor, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, kanë votuar 26 anëtarë 'pro' propozimit të Lulzim Bashës. 

Nga këta 26, 20 janë anëtarë të emëruar nga Lulzim Basha dhe vetëm 6 të zgjedhur me votë. 

Votimi në Kryesi
26 pro - Lulzim Bashës (20 janë të emëruar nga Basha)

3 kundër (Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Aldo Bumçi)

3 abstenim 

4 nuk morën pjesë në votim 

2 mungonin

“Jemi një parti, do të kemi vetëm 1 Kuvend. Nuk do të lejojmë askënd të marrë këtë parti peng!”- ka thënë Basha në mbyllje të mbledhjes.

Kryesia e PD ka 36 anëtarë në total.

Vijon...