Dy anëtarë të tjerë të Kryesisë së PD: Kuvendi në 11 dhjetor! Duhet bashkim!

Dy anëtarë të tjerë Kryesie të Partisë Demokratike janë pozicionuar kundër propozimit të Lulzim Bashës për të mbledhur Kryesinë në datën 18 dhjetor. 

Ledina Mandia, Sekretare për Çështjen e Pronave ka deklaruar gjatë debateve në Kryesi se Kuvendi duhet të mblidhet ashtu siç kanë kërkuar delegatët. 

"Kuvendi duhet të mblidhet në 11 dhjetor", u shpreh Mandia, zv/kryeministre në qeverinë e përbashkët teknike PD-PS të 2017-ës. 

Ndërkohë, anëtari tjetër i Kryesisë, Ervin Minarolli, Sekretar Organizativ, i cili u propozua nga Edi Paloka si negociator i mundshëm me Ivi Kason për krizën që ka përfshirë PD-në, tha se duhet arritur tek një pikë e përbashkët. 

"Gjeni një datë të përbashkët për Kuvendin, duhet bashkim", është shprehur Minarolli.