Abilekaj: 18 dhjetori, anti-Kuvend për të dënuar Kuvendin e datës 11

Drejtori i Dosja.al, Enton Abilekaj u shpreh në Çim Peka Live në Syri Tv se vendimi i Lulzim Bashës për të thirrur Kuvendin Kombëtar në 18 dhjetor, është anti-Kuvend.  

Ai tha gjithashtu se PD rrezikon të ndahet në dy pjesë. 

Enton Abilekaj: 18 dhjetori është anti-Kuvend për të dënuar Kuvendin. Ke përjashtuar nga partia, ose ta çosh në zero, ose ta mbash ti, është një akt i pastër përçarës dhe dëmtues i PD. Reagimi i PD sot ishte i menjëhershëm për të krijuar një lloj besimi te anëtarësia, te mbështetësit e vet, se nuk do të ketë përplasje të tilla, nuk do të ketë anti-Kuvend. Por ajo që po kuptojmë se është PD po shkon drejt çarjes. Një grupim që do të mbajë vulën dhe një grupim që në inciativën e parë, me propozimin që çoi për Kuvendin, ka thirrur në Kuvend vetëm një pjesë të partisë. Duke mos u futur në procedurën, në bisedime, duke mos hedhur një variant si ai i Palokës sot, për një marrëveshje për mbledhjen e Kuvendit.