Gent Strazimiri-Bashës: Ke vepruar kundër interesit të PD

Nga Gent Strazimiri

(Fjala ime sot në Kryesinë e PDSH!)

Të nderuar kolegë,

S'na ka mbledhur këtu "Sali Berisha-individ"!

As unë për të s'do cënoja interesin e partisë në të cilën kam kaluar jetën!

Nuk kam nevoje të nxjerr Zotin dëshmitar, sepse kam mjaftueshem miq, bashkëluftëtarë në këtë sallë që mund ta konfirmojnë!

Kam mbajtur ca shënime gjatë kohës që flisje Kryetar, dhe mbi to do të jetë dhe fjala ime:

* the "Sali Berisha Vendimin personal duhej ta kishte marrë vetë ne interes te partise"!

- Sali Berisha e mori vendimin e tij si burrat dhe ne interes te se djeshmes edhe te se ardhmes se kesaj partie.

- Ti nuk e more dot vendimin, as sipas statutit, as si burrat e as ne interes te partise... faktet po e tregojne

Ajo qe na ndan bashke, dhe qe ju ndan me Kuvendin qe tashme ka vendosur te vetemblidhet, eshte "Sali Berisha-simbol" !

* the "Legjitimuat kryesine me pjesemarrjen tuaj" (!?)... e paske patur hall dhe me vjen mire!

Ne ketu jemi sepse kjo eshte partia jone, dhe ti je thjesht kryetari i 6 i saj.

Do te kete dhe nje te 7, 8, 9, 10...,

Kemi qene ketu para teje, do jemi edhe pas teje ketu, bashke me Jeminin, sic kam ndejt ne te gjitha rastet qe permendi Jemini, megjithese sebepi i seciles prej tyre ishte identik si sot:

- "na ka thirr ambasada", "ishim nen diktat", "nen presion", "e bejme per te miren e Partise sepse me Sali Berishen nuk vijme ne pushtet se s'e duan amerikanet" ...

* Kryesia nuk u mblodh deri me sot, megjithese e zgjedhur qe ne gusht:

- as per analize zgjedhjesh,

- as per "masakren zgjedhore" ,

- as per strategjine e protestave kunder Edi Rames,

- as per organizim te Partise aty ku s'kemi qene sic duhet...

- as per ta konstituuar...

Por u mblodh sot kunder Sali Berishes... 

E mblodhe sot kunder Sali Berishes ...

Edi Rama, Tom Doshi, Rraja, Suel Cela e cilido tjeter qe ti permend sot, s'di c'do te kishin bere tjeter kunder PD, dhe s'do e kishin bere dot me mire se kaq...

* the "Sali Berisha ka njoftuar nje tubim me 11 dhjetor, per t'iu kundervene aleatit tone strategjik" !

- "Tubimi" i mbledhur me 5000 delegate (plus minus dicka se firmat vazhdojne) qe kane firmosur per ta mbledhur "tubimin", nga 7000 e ca, teknikisht quhet Kuvend!

* the se Sali Berisha "E nisi betejen per "gjoja shkelje statutore nga kryetari i Partise", "nuk gjen dot nje nen sepse nuk ka"!

Kjo teoria se "meqe s'ka nje nen qe ma jep kompetencen, dmth s'kam shkelur asnje nen", eshte mjerane!

Kur sajon nje kompetence qe s'e ke, nuk ke shkelur vetem nje nen, por gjithe Statutin.

* Ti e nise: "me dhimbje", "vendimi me i veshtire i jetes", si nekrologji per Sali Berishen...

dhe ne 3 jave dole ne "Sali Berisha "Trekendeshi i Bermudës", "bashkepunetor i Edi Rames", i Tom Doshit, Rrahman Rrajes, "Sali Berishes i ka mbaruar koha"...

* the se ne Foltore "Poshteroi antaresine, madje dhe ata qe besuan fillimisht" !

* the se "PD nuk do funksionoje me struktura paralele, kjo nuk do te ndodhe si Vucic e Dodik ne Kosove e Bosnje" .

"Llum", "drejtora te korruptuar", "tom dosha" e "rrahmane rraja", "te infiltruar te regjimit", "trekendeshi i Bermudes", keto po, jane fyerje per demokratet... por s'i ka thene Sali Berisha...

- "struktura paralele" krijon ai qe refuzon Kuvendin e partise se tij, jo Sali Berisha.

* the qe "S'duhej ta perfshinte PD dhe grupin, s'do lejoj "mburoje personale"...

- Sali berisha nuk e ka bere, perkundrazi, s'e ka perfshire PD dhe, zgjodhi rrugen per ta cuar ne gjykate si individ.

* the "a e kane mencurine demokratet per ta kuptuar kete vendim te veshtire per te miren e tyre?"

- PO, mencurine dhe pjekurine e treguan dhe, ne baze te statutit kane vendosur te mbledhin Kuvendin me dt 11 dhjetor.

* the "Nuk do te kete Kuvend kombetar te PD ne daten 11 dhjetor" , madhje the "ta harrojne(?!)" ...

- Kush e ndal, dhe si?

- Kete s'ka guxuar as ta mendoje as Fatos Nano dhe Gramoz Ruci me Edi Ramen, as ne '97 e as ne '98...

Gjthesesi e rendesishme eshte qe me ne fund pranove qe paskemi nevoje per nje Kuvend, se deri dje thoje "sapo e beme... c'na duhet...?"

* the "Kuvendi me dt 18"?

- Pse me date 18? Per hir te "bashkimit" me ata 5000 drejtues qe kane firmosur? Kunj me demokratet nuk nxjerr dot!

Eshte joserioze, e padenje, e papranueshme! Nuk ta keshilloj!

Ti nuk mund te perbuzesh 5000 drejtues te partise tende, sikur nuk ekzistojne, sepse "nuk kane shkuar ne zyren qe do ti", nuk mund t'i quash "volum letrash" dhe as "ilegjitime"...

Kjo s'ndyshon asgje dhe ti di, ata jane aty...

Kjo kryesi, edhe sikur te ishte zgjedhur sipas Statutit, sot qe Kuvendi ka zyrtarizuar vetembledhjen eshte e vonuar, e palegjitimuar ne vendimin qe tenton te imponoje!

2 mendime mbi c'thane kolegët:

* "ç'do e gjente Sali Berishën të tërhiqej?"

Kjo tregon qe s'e njeh ADN-ne e kesaj partie... ajo quhet faqja e bardhe!

* gjuha e foltores dikujt s'i kishte pelqyer madje i eshte dukur "lincuese"

Ata jane njerez te thjeshte, qe me kane dhene emocione te pashlyeshme gjate ketyre diteve!

Flasin me shpirt!

Ata, ashtu dine te reagojne ndaj cilitdo qe ka gjuhen e Fatos Nanos, Edi Rames dhe armiqve me te eger te PD... ashtu reagojne kur degjojne si ne 1998 "koha e Sali Berishes ka mbaruar"

Keta jane demokratet, secili nga ju ka nje shans t'i njohe e t'i kuptojë me 11 dhjetor.

Nje koleg tjeter, me shume sinqeritet tha "s'kam qene ketu qe 1991 dhe s'i kuptoj emocionet e Foltores" !

Te nderuar kolege qe s'keni qene ketu keto 30 vite, nuk eshte faji juaj!

Ju jeni te gjithe femije demokratesh qe jane cfilitur ne betejat e PD krah Sali Berishes!

Sot keni perballe nje moment me pergjegjesi historike, dhe une kam nje keshille shume miqesore:

Pyesni prindet tuaj dhe pastaj vendosni! Prinderit tuaj, jo kryetarin.

Ju faleminderit!