Drake la një milion dollarë në një klub ‘striptizmi’pas tragjedisë në koncertin ku performoi

Një ditë pasi reperi Drake performoi në festivalin tragjik “Astroworld” në Houston – gjatë të cilit mbetën të vdekur mbi nëntë persona – duket se ai i ‘mbyti dhimbjet’ duke i ‘larë’ striptistet me para, sipas raportimeve në rrjetet sociale.

Reperi kanadez thuhet se ka lënë rreth një milion dollarë në dyshemenë e klubit të striptizimit “Area 29” në Houston, sipas BlogTo të Torontos.

Vajzat shihen duke mbledhur paratë në një video të 9 nëntorit të publikuar në rrjete sociale të postuar nga miku i reperit, DJ Akademiks.

Një postim i fshirë nga klubi, i marrë nga The Sun, gjithashtu vuri në dukje praninë e Drake, duke cituar postimin e tij në Instagram.

Reperit iu deshën tre ditë për të bërë një reagim në lidhje me tragjedinë e ndodhur në festivalin “Astroworld”.

Aubrey Drake Graham (emri i vërtetë) është i rregullt në klub dhe besohet se e ka vizituar edhe në ditët para tragjedisë.