Makineria e golave nuk është Gjermania, befasi se cila kombëtare ka shënuar më shumë

Nuk është Gjermania ekipi që ka shënuar më shumë gola në vitin 2021, pavarësisht goleadave të fundit. Kombëtarja që ka shënuar më shumë është Kanadaja.

Sigurisht rivalët modestë i kanë dhënë një ndihmë për 53 golat e shënuar, si dhe fakti që ka luajtur dy ndeshje më shumë se gjermanët.

Transfermarkt ka publikuar listën e 20 kombëtareve që kanë shënuar më shumë gola në vitin 2021 dhe Kanadaja numëron 53 rrjeta të tundura, tre më shumë se Gjermania.

Në podium është edhe Danimarka, me 45 gola të shënuar. E ndjek Holanda me 44 dhe “top5”-shja mbyllet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në 10 kombëtaret që kanë shënuar më shumë janë edhe dy të tjera europiane, Anglia që ka 41 gola sa Japonia, si dhe Belgjika me 38 gola sa Algjeria dhe Panamaja.