Bumçi-Bashës: Prano propozimin e Palokës, nis negociatat për krizën e PD

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi i bën thirrje Lulzim Bashës që të nisë negociatat, siç propozoi Edi Paloka, për të zgjidhur krizën që ka përfshirë Partinë Demokratike.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë ku pati debate mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës, Bumçi bëri përgjegjës Bashën për krizën aktuale të PD.

Aldo Bumçi: Nuk mund të shumëzohen me zero mbi 4200 firma. Ato janë fuqia reale. Lulzim Basha me qëndrimin e tij po fut në krizë PD-në. Është krizë e Bashës dhe jo e të tjerëve. Të mbështetet propozimi i zotit Paloka, dhe të përdoren negociatat si zgjidhje. 

***

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ideoi sot një mënyrë se si mund të zgjidhet përplasja brenda Partisë Demokratike. Ai propozon negociata, madje duke përcaktuar edhe emrat e negociatorëve që sipas tij mund të jenë Ivi Kaso dhe Ervin Minarolli.