VIDEO/ Hoxha: ‘Kuvendi i Bashës’ e ndan PD-në! Shumica e demokratëve janë me 'Foltoren'

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në 'Task Force' në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço, ka theksuar se me vendimin e sotëm të Bashës, PD është ndarë 'de jure' dhe ai ka siguruar një zgjidhje juridike në momentin që do afrojnë zgjedhjet dhe njohja në gjykatë.

Hoxha: Nuk ka negociata mes Bashës dhe Berishës me vendimin e sotëm. Kemi arritur në kulmin e një lufte taktike, e cila shënjon ‘de jure’ ndarjen e partisë. Të dyja këto data shënjojnë ndarjen e partisë. U hodh një propozim shumë logjik i Palokës, I cili ftonte të dyja palët ti numërojnë firmat. Doli Basha dhe tha doni kuvend, e papritur për të gjithë, hajdeni në 18 dhjetor se e thërret kryetari, diferenca është vetëm një javë. Edhe ju që jeni në 11 zhvendosuni në datë 18. Kjo ka dy arsye, e para është juridike, në fund fare dhe gjasat janë të shkojnë në gjykatë, jo direkt pas kuvendeve, pasi Basha do vazhdojë të mbajë logon e PD por do vijë koha e zgjedhjeve. Po stë njohën institucionet, ti mund të bësh 300 parti dhe është përson juridik. Kjo është një siguresë që po I vendos vetes Basha. Më kryesorja është se me këtë po godet një pjesë shumë të madhe të elektoratit demokrat, u bind se shumica është me foltoren e Berishës dhe do që të zbusë sa më shumë dëmet edhe nëse e mban institucionalisht partinë. Basha po i vë pëpara një detyrim përcaktimi a jeni me mua apo kundër. Kanë 3 javë kohë që të mari masat që ata që janë me dy mendje, që kanë firmosur por që bëjnë llogari se nga do anoja ana e pushtetit. Moralin e ka foltorja e dinë të gjithë, pasi politika e vërtetë është moral, por këtu nuk funksionon.