Basha thërret Kuvendin, Gjata: Është jashtë loje, nuk mund të ketë dy Kongrese

Juristi Çlirim Gjata, i ftuar në emisionin “Task Force” nga moderatorja Sonila Meço, foli për faktin se Lulzim Basha ka thënë se do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD-së më datë 18 dhjetor.

Gjata thekson se Basha është jashtë loje, duke shtuar se nuk mund të ketë dy Kongrese.

“Nuk prisja që Basha të mblidhte Kuvend. Është e vërtetë që Kuvendi është jolegjitim, siç thotë Berisha. Thirrja e Kuvendit më 18 dhjetor nuk shkon, është absurde. Nuk mund të ketë dy Kongrese. Basha më shumë ka bërë propagandë më shumë sesa politik. Por, politikisht, Kongresi është thirrue njëherë më datë 11 dhjetor, nuk ka pse të thirret sërish.

Basha ka bërë gabime të rënda që në fillime, ndërsa tashmë bën gabime pas gabimi, në politikë. Basha bëri gabim me përjashtimin e Berishës, sepse duhet të thërriste Partinë Demokratike. Berisha ka kohë që thotë duhet votim, votim, votim. Tani u mblodh Kuvendi, këtu Basha bën gabime, përjashto njërin e tjetrin. Basha po kalon në humor dhe në nivel tallës, teksa sikur iu thotë anëtarëve të PD se do të përjashtoj si Beqir Ballukun. Basha po e bën këtë gjë, që të ketë një letër në gjyq. Por, nuk ka zgjidhje në gjykatë të problemeve politike të mëdha. Ajo që vendos është anëtarësia e PD-së”, u shpreh Gjata.