Itali/ Mbi 5 mijë raste të reja dhe 44 viktima nga Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë regjistruar 5144 raste të reja me koronavirus nga 284, 825 teste të realizuara.

Gjithashtu sipas Ministrisë së Shëndetësisë 44 pacientë kanë humbur jetën.

Autoritetet bëjnë me dije se numri i pacientëve në terapi intensive dhe shtrimet në spitale janë në rritje.

Shkalla e pozitivitetit është rritur me 2,1% . Aktualisht në Itali 120, 875 persona janë pozitivë me Covid.