VIDEO/ Kuqezinjtë gati për Andorrën, publikohen pamjet nga dhomat e zhveshjes

Në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë në fushë për t’u përballur me Andorrën për sfidën e fundit eliminatore të Botërorit.

Kuqezinjtë do të luajnë për objektivin e vendit të tretë, pasi Hungaria ende rrezikon të na kalojë në renditje.

Trajneri Reja ka përgatitur rotacion për këtë sfidë, duke nisur dhe nga dëmtimet e mungesat nga numri i lartë i kartonëve të verdhë.

FSHF-ja ka postuar një video nga dhoma e zhveshjes së kuqezinjve, me fanellat e lojtarëve me numrat përkatës.