‘Propozime alla-Grida’/ Ristani: Kuvendi i Bashës ilegjitim! Po i shërben Ramës sipas marrëveshjes

Pas njoftimit të Lulzim Bashës për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar në datë 18 dhjetor, ish-Sektetari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani e ka quajtur ilegjitime këtë vendim.

Në një intervistë për SYRI TV me moderator Bledian Koka, sipas Ristanit, ky vendim i njoftuar nga Basha me pikat e objektit të formuluara alla grida, është I përfaërt me pikat që kanë firmosur 4200 delegatët për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor 2021.

Ristani: Basha e ka thirrur këtë nismë vetëm për interesa personale. Kur mblidhen 5000 firmat nuk janë më interesat personale, por të demokratëve. 

Shprehjet e përdorura në njoftim, përveç stërhollimeve ‘alla-grida’, këto pika gjenden në objektin e kërkuar nga anëtarësia të cilët firmosën formularin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor. Aty është Kuvendit, le të vijë dhe ti diskutojë këto plane që ka.

Koka: Mes disa pikave të draftvendimit që synon disiplinimin e strukturave, a është paralajmërim për të gjitha strukturat që kanë firmosiur dhe kanë mbështetur foltoren e ish-kryeministrit Berisha?

A është i gatshëm Basha ti përjashtojë 4800 delegatët që kanë firmosur?

Ristani: E ka të ndaluar të marë vendime. Shumica që ka firmosur është partia, nuk është Basha partia. Kuvendi është njoftuar me datë, me orë dhe Basha e ka detyrium të vijë në Kuvend dhe aty të shtrojë pikat e veta.

Koka: Thirrja e kuvendit nga Basha ilegjitime, u shpreh ish-kryeministri Berisha në reagimin e tij. A është ilegjitime kjo thirrje?

Ristani: Ka njerëz që quhen anëtar të kryesisë por nuk janë votuar me një votim të fshehtë siç thotë statuti. Ata janë të emëruar nga kryetari actual, por ata janë ilegjitim në aspektin e statutit.

Koka: A e thellon konfliktin ky veprim dhe vetëm Kuvendi është zgjidhja e kësaj krize?

Ristani: Vetëm Kuvendi është zgjidhja. Basha është duke i shërbyer Ramës pikë për pikë siç kanë bërë marrjeshjen.