Ristani: Basha tani e kuptoi seriozitetin e situatës

Anëtari i kryesisë së PD-së, Arben Ristani duke folur për SYRI TV ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës, për të mbledhur një Kuvend në datën 18 dhjetor, veç 7 ditë pas kuvendit të 11 dhjetorit.

‘Frikacaku e kuptoi se sa seriozisht e kanë marrë delegatët e PD-së.

Person individ i vetmuar i shkëputur është Basha. Kur mblidhen 5000 firmat nuk janë më interesat personale, por të demokratëve.

Interesi është vetëm i Bashës, që të mbajë Ramën në pushtet dhe për të mbajtur atë në pushtet, duhet të mbajë PD-në në opozitë.

Kuvendi do të mblidhet për interesin e shumicës së anëtarëve’, u shpreh Arben Ristani gjatë komenteve të tij në SYRI TV.