VIDEO/ Endira Bushati: Nëse nuk do të ndodhte Foltorja, PD sot do të kishte vdekur

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së Endira Bushati, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për Foltoren e mbledhur nga Sali Berisha.

Bushati thekson se nëse nuk do të ndodhte Foltorja, PD sot do të kishte vdekur.

“Nëse nuk do të ndodhte Foltorja, opozitarizmi do të kishte vdekur. Berisha e ka mbështetur gjithmonë dhe Basha ka fituar nga kjo. Nëse Berisha nuk do të kishte berë Foltoren, do gjykohej rëndë nga populli, që PD po e lë në dorë të një të korruptuari dhe të paafti. Populli mezi e ka pritur Sali Berishën. Foltorja ka ngjallur shpresa jo vetëm të demokratëve, por edhe të socialistëve. Kjo ndodh, sepse nuk ka alternativë tjetër, se ka qeveri të korruptuar dhe opozitë që po ashtu është e shkatërruar. Sot jemi të gjithë të ekspozuar ndaj një personi, që ka keqqeverisur vendin.

Unë besoj se zgjidhja do jetë demokratike, e gjithçka do finalizohet më 11 dhjetor. Basha do braktiset edhe nga bashkëpunëtorët më të afërt deri më 11 dhjetor. Në thelb, Foltorja është vetë esenca e demokracisë. Ata që i bashkohen Foltores, e dinë se PD nuk duhet të vdesë, sepse mban aspiratat e një kombi të tërë që do pluralizmin shqiptar”, deklaroi Endira Bushati.