", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/15/auto_1636991161.jpg", "width": 900, "height": 602 } }

Kjo kotele e famshme, na vërteton se dallimet janë ato që na bëjnë të veçantë

Se dallimet janë ato që na bëjnë të bukur, e dëshmon kjo kotele e lindur me një palë veshë të dyfishtë.

Midas është një kotele që u shpëtua nga rruga dhe pak kohë pasi u shfaq në Instagram u bë një hit i vërtetë për shkak të pazakontësisë së tij.

Kjo bukuroshe me gëzof 4 muajsh është një kombinim i një mace blu të zakonshme me atë ruse, dhe është unike në çiftin e dyfishtë të veshëve.

Veshët më të vegjël, të cilët e kanë origjinën nga ata të djathtët, janë një deformim që lidhet me një mutacion gjenetik recesiv të prindërve të saj.

"Përveç të qenit e adhurueshme, veshët e saj të dyfishtë nuk ndikojnë në dëgjimin apo sjelljen e saj.

Ajo është një krijesë e bukur, lozonjare", tha pronari që e adoptoi së fundmi.

Ai thotë se me shembullin e saj dëshiron të inkurajojë të tjerët të adoptojnë kafshë shtëpiake të pazakonta.

Përveç veshëve, Midas është e veçantë edhe për njollën e bardhë në formë zemre që ndodhet në stomak.

Profili i koteles në Instagram, ku poston rregullisht foto, merr çdo ditë një numër të madh lëvdatash dhe tashmë ndiqet nga më shumë se 37 mijë njerëz.

View this post on Instagram

A post shared by Midas (@midas_x24)