Basha kundër 4200 delegatëve: Kuvendin do ta mbledh në 18 dhjetor, Berisha miting në datën 11

Lulzim Basha thërret mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor, ndërkohë që 4200 delegatë të PD kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor, ditën e themelimit të Partisë Demokratike. 

Propozimi është bërë nga vetë Basha në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, mbledhja e parë e këtij organi 3 muaj pas zgjedhjes nga Këshilli Kombëtar i 30 gushtit.

Kryetari aktual i PD tha se në 11 dhjetor nuk do të ketë Kuvend Kombëtar, krejt ndryshe nga vendimi i 70% anëtarëve të forumit më të lartë vendimmarrës dhe 4200 firmave të mbledhura deri tani. 

Sipas Bashës, në datën 11 dhjetor ish-kryeministri Sali Berisha do të organizojë miting për të nxjerrë PD-në kundër SHBA-ve. Ndërsa akuzoi se në PD po tentohet të krijohen struktura parale. 

"Nuk do të ketë Kuvend Kombëtar të PD me 11 dhjetor. 11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD. Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës. Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqëndrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: t'i prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundështar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët. Për këtë arsye, për t'i shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike: 1. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar me 18 dhjetor", ka deklaruar Basha. 

Lulzim Basha: E thirra këtë mbledhje për të diskutuar e marrë sebashku një vendim shumë të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike. 
Prej dy muajve Sali Berisha ka vijuar një aksion që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike, me të sotmen dhe të ardhmen e kësaj partie, me nevojën që kanë demokratët dhe shqiptarët për të parë PD të udhëheq vendin. Ka vendosur që një problem të tij personal me SHBA tja imponojë partisë si problem të PD.
 
Për këtë ka njoftuar në Facebook një miting me datë 11 Dhjetor, që ngjan më shumë si një nevojë për t’i kundërvënë një pjesë të vogël të Partisë Demokratike, aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA.
 
E drejtë e tij, ta bëjë, t’ia kundërvendosë, mund t’i shpallë edhe luftë nëse dëshiron, por këtë siç kam thënë prej ditës së parë, nuk e bën dot as në emër të demokratëve dhe as në emër të PD.

E nisin betejën me gjoja une paskam shkelur statutin dhe askush nuk mund te thote cilen pike te statutit kam shkelur, sepse nuk ka, dhe vazhdon duke dhunuar statutin dhe cdo institucion te PD dhe mbi te gjitha duke fyer dhe poshteruar anetaresine, madje edhe ata që besuan tek lëvizja e tij. 
 
PD nuk mund te funksionoje me struktura paralele. Vetem Vuçiç në Kosovë kërkon struktura paralele dhe Dodiku në Bosnje.
 
Zoti Berisha duhet te perballej vete me Departamentin Amerikan të htetit. Ashtu sic premtoi fillimisht ne menyre te perseritur. Pa e perfshire PD dhe Grupin Parlamentar te PD.
 
Çfare po kerkon Sali Berisha sot
 
-PD te dale kunder SHBA 

-PD te kthehet ne mburoje te interesave personale te SB

- izolimin e PD nga SHBA sepse nuk ka asnje dyshim se partneret nuk do te bashkpunojne me nje organizëm që ka aktiv brenda vetes një individ të shpallur non grata per korrupsion nga SHBA, pavaresisht se cfarë pretendon zoti Berisha.
 
Partia Demokratike nuk mund të mbajë më mbi shpinë hallet e zotit Berisha. Hallet e tij janë të tij, jo të PD. 

Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe tja arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mencurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës.
 
Cfare pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën:
 
Qifja, Suel Çela, Rrahman Rraja, Tom Doshi.
 
Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin:
 
Ç’ne këta me Kuvendin e Partisë Demokratike? 
 
Pse kaq të investuar këta për nje akt të tille?
 
Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të  jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive  e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës. 
 
Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre.

Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë. 
 
U ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës për të përçarë PD dhe zgjatur jetën politike të Edi Ramës.

Kemi sakrifikuar shume per te mos e bere pis PD. Për ta mbajtur Partinë Demokratike të pastër nga krimi. S'ka për të ndodhur as tani, as sot dhe as nesër.
 
Nuk do të ketë Kuvend Kombëtar të PD me 11 dhjetor
 
11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD.
 
Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës.
 
Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqëndrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: ti prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundështar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët.
 
Për këtë arsye, për ti shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike: 

1. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar me 18 dhjetor".

Rendi i ditës i Kuvendit që ka thirrur Basha
I
. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës. 

II. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë. 

III. Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.

Mes disa pikave të draft vendimit për çështjen e organizimit dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor ka edhe një pikë tjetër me rëndësi, që synon disiplinimin e strukturave.

Rendi i ditës i Kuvendit të thirrur nga 4200 delegatë
Me qëllim rikthimin në legjitimitet moral, politik dhe statutor të funksionimit të Partisë Demokratike, për t’a rikthyer atë në shpresë për njerzit e lirë të këtij vendi,

ne, një grup deputetësh, antarësh Kryesie, antarësh të Këshillit Kombëtar, kryetarë degësh, grupseksionesh, seksionesh, delegatë të organit më të lartë drejtues të Partisë, Kuvendit Kombëtar, në përputhje me parashikimet e nenit  43 pika 2 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, marrim përgjegjësinë statutore për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në datën 11 dhjetor 2021 ora 11.00, me rend dite si më poshtë:

I. Miratimi i ndryshimeve statutore sipas propozimeve konform nenit 43/4 dhe 60 të Statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimarrjen në forumet e Partise Demokratike. Analiza e qëndrimeve dhe akteve të Kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit dhe ndaj forumeve të Partisë Demokratike

II. Vendimarrje sipas ndryshimeve statutore të propozuara dhe thirrja e referendumit të antarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

III. Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë

IV. Të ndryshme 

Kuvendi Kombëtar do të mbahet në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

Kompetencën për verifikimin e mandateve të delegatëve që thërrasin Kuvendin Kombëtar sipas statutit, si dhe të delegatëve që do të marrin pjesë në Kuvend, e ka drejtpërdejt dhe vetëm Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nëpërmjet organizmave të tij.

Firmetaret per mbledhjen e Kuvendit.