VIDEO-SYRI TV/ Përplasje në Kuvend për buxhetin 2022, Rama-Bashës: Ty nuk të beson partia jote

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha debatuan lidhur me buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2022. Nga debati ekonomik, Rama dhe Basha kaluan në akuza politike dhe fyerje personale, duke mos kursyer as koleget e tyre femra.

Nga SYRI TV

Kuvendi u mblodh këtë të hënë në një seancë maratonë, për të miratuar buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2022. Në mungesë të forcës së kartonëve, për të rrëzuar, buxhetin e mazhorancës, opozita u mjaftua me ngritjen e tonit të zërit.

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka përqendruar buxhetin e taksapaguesve në dorën e disa biznesmenëve duke kërkuar anulimin e koncesioneve dhe duke nisur një duet replikash me shefin e qeverisë.

Por shumë shpejt, debati ekonomik, ja le vendin akuzave politike. Kryeministri Edi Rama, i ngriu buzëqeshjen, kryetarit të PD, kur i kujtoi dosjen e ‘Toyota Yaris’, për të cilën është thirrur për të dëshmuar.

Në mesin e tensioneve, debate degradoi në fyerje personale.

Rama dhe Basha, humbën qetësinë, duke u nxjerre nervat, kolegeve femra të parlamentit.

Lulzim Basha e mbylli me kërcënime, debatin me kryeministrin, ndërsa Edi Rama, ju kundërpërgjigj duke i dhënë këshilla.

Me këtë porosi të fundit, Kryeministri, u largua nga salla e kuvendit, duke I dhënë fund, duetit të përjavshëm politik.