U fut mik Ronaldo, portugezi tenton të bindi Zidane të drejtojë Man.United

Klubi anglez i Manchester United është duke studiuar me vëmendje situatën e Ole Gunnar Solskjaer.

Norvegjezi nuk është duke bindur me filozofinë e tij të lojës, prandaj Manchester Unitedi po mendon për francezin Zinedine Zidane.

Trajneri francez preferohet shumë nga drejtuesit e “djajve të kuq” por duket se Zidane ka tjetër dëshirë.

Zidane po pret një telefonatë nga Federata e Futbollit Francez për të marrë drejtimin e kombëtares franceze.

Mediat franceze shkruajnë se Deschamps mund të largohet nga Franca para fillimit të “Katar 2022”.

Nëse Zidane nuk arrin të kalojë tek Manchester United, alternative e ekipit anglez është Erik ten Hag i Ajaxit.