‘Unë jam si Putin’, Kanye West e krahason veten me presidentin rus

Kane West ka bërë sërish një deklaratë befasuese gjatë një interviste me Drink Champs në ‘Revolt TV’, ku e krahasoi veten me presidentin rus Vladimir Putin.

Reperi reflekton për bashkëpunimin e tij me markat prestigjioze dhe se si idetë dhe reputacioni i tij, janë të rëndësishme për këto kompani, gjë që e bëri atë të krahasohej me liderin Rus.

 

“Gap, Adidas: Unë i dominoj ata. Unë jam Putin”, tha reperi.

“Unë jam si Putin i ri. Unë thosha se isha dikush si Vladimiri i ri, pastaj kuptova se isha vetë Vladimiri. E dini momentin kur e kuptova këtë? Kur kuptova se kultura është naftë, kultura është energji.

 

Unë kam qenë mbreti i kulturës për 20 vjet dhe do të jem për dy mijë vitet e ardhshme”, thotë West tashmë i njohur si Ye.