Ja çfarë deklaroi Lady Gaga lidhur me projektiligjin për 'Komuniteti LGBTQ'

Pjesmarrja e Lady Gagës në “Che tempo che fa”, program i moderuar nga Fabio Fazio-s është kthyer në një nga temat më të komentuara në mediat rozë.

Sipas “MSN” këngëtarja ka kaluar disa orë në Milano, ku ishte e ftuar në premierën e filmit “Gouse of Gucci’, teksa ka folur me krenari për origjinën e saj Italiane.

Ndër të tjera ajo ka trajtuar edhe çështjen e të drejtave civile në lidhje më DDL Zan, gjithashtu dhe projektligjin kundër diskriminimit ginor.

“Thjesht desha t’i them diçka komunitetit LGBTQ+ në Itali: ti je më i guximshmi, je më i sjellshmi, je frymëzues dhe që diçka e tillë të ndodhë duhet të kalojmë disa fatkeqësi. Në vend të kësaj, ju duhet të mbroheni, me çdo kusht, si të gjithë qeniet njerëzore që jetojnë në këtë Tokë. Unë do të vazhdoj të shkruaj muzikë për ju, dhe më e rëndësishmja, do të përpiqem të luftoj për ju”.

Gjatë intervistës, Lady Gaga deklaroi edhe dashurinë e saj për Italinë: “Besoj se guximi ka forma të ndryshme, nuk jam ndjerë kurrë e bukur, por arti më bën të ndihem e bukur… Moda, fantazia jote të bën të ndihesh e bukur.

"Italia është vendi ku jam ndjerë më e bukura ndonjëherë në gjithë jetën time, sepse në Amerikë kur njerëzit shohin dikë si unë thonë se janë të çmendura, por në Itali, në Piazza di Spagna, gratë janë të mbajtura, me flokë bionde, janë të gjalla dhe të bukura”.