E quajti 'balerin të dështuar', Ilirit nuk i del inati me Fifin

Gjatë mbrëmjes së djeshme, një pjesë e mirë e banprëve patën mundësinë që të dilnin nga dhoma e dënimit për të festaur në oborr.

Mirëpo, Dj PM ishte ai që zgjodhi të gjithë konkurrentët që do të ishin pjesë  e festës duke lënë në dhomën e dënimit katër të tjerë.

Menjëherë, pas përfundimt të festës të gjithë banorët u kthyen në dhomën e dënimeve, por disa prej tyre kishin pirë shumë.

Njëri nga këta banorë ishte edhe këngëtarja Fifi.

Ajo doli në oborrin e dhomës së dënimit për të konsumuar një cigare së bashku me Sabianin dhe me Ilirin. Gjatë bisedës, këngëtarja i tha Shaqirit se është “balerin i dështuar”, ndërkohë që ai ia ktheu se është një “këngëtare gjysmake”.

Ky “debat” i ka ngelur në mendje Ilirit, i cili para se të flinte vendosi ta diskutojë me Sabianin, që është njëkohësisht edhe aleati i tij në lojën në çifte.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Ajo është tra-la-la komplet. Të dhje*sha këngët.

Sabiani: Nesër kur t’i dali pija do e mbajë mend. Mos e mbaj mendjen aty.

Iliri: Jo, jo. Thjesht ça njerëzish…

Sabiani: Tani këtu jemi këtu… S’kemi ça bëjmë.

Iliri: Zhgënjimi më i madh është ‘njerëzit’.

Sabiani: Me shaka e ka thënë. Por nuk di çfarë thotë edhe mërzitet.

Iliri: S’kam nevojë për shaka kështu. S’kam punu 40 vjet me ardh me u tall. Ça flet o burri dheut. S’më intereson fare a je i pirë apo esëll. Të më thotë mua ‘balerin i dështuar’. Pu, pu, pu… Me e shkri aty ku është. Se kur je i pirë të dalin disa gjëra. Ato që ka në bark… Në këto momente dalin ca gjëra, mendime, gjëra… S’është hera e parë, e ka ves. Tani ha dhe makarona! Të dhje*sha turinjtë!