Ryan Reynolds ndan sekretin e martesës së tij të lumtur me Blake Livley

Ryan Reynolds dhe Blake Livley janë të martuar që nga viti 2012 dhe kanë tre vajza së bashku.

Çifti i aktorëve duket se e ka gjetur sekretin e lumturisë, pasi pavarësisht zërave që ndonjëherë thonë se ndahen apo përballen me vështirësi, ata janë më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin.

 

Cili është sekreti sipas Ryan?

Në një intervistë për ‘Entertainment Tonight’, ai tha: “Ne nuk e marrim shumë seriozisht njëri-tjetrin por jemi dhe miq. Të biesh në dashuri është e mrekullueshme, por a ju pëlqen njëri-tjetri? Kjo është disi pyetja që duhet t’i bëni vetes. Ne e kemi pëlqyer gjithmonë njëri-tjetrin. Ne rritemi së bashku. Ne mësojmë nga njëri-tjetri. Pra, po, unë jam me fat që kam një shok në këtë.”

 

Aktori së fundmi ka bërë me dije se do të tërhiqet për pak kohë nga aktrimi për t’u fokusuar te familja.

“Për mua, ajo që ka vërtet rëndësi është të kaloj kohë cilësore me fëmijët e mi para se të bëhen adoleshentë dhe të më urrejnë”, tha ai duke qeshur.