'Çfarë do të bëje nëse partneri do të të tradhtonte?' Ja si përgjigjet Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj zhvilloi gjatë mbrëmjes së djeshme një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram.

Mes pyetjeve dhe komplimenteve të shumta, Rudina vendosi t’i përgjigjej publikisht edhe pyetjeve pikante.

Njëra prej tyre ishte: “Çfarë do të bëje nëse partneri yt do të të tradhtonte?”.

Me sportivitetin që e karakterizon, Rudina ia ktheu: “Do e lija!”.

Para disa javësh, aktorja i dha fund beqarisë duke i thënë një herë e përgjithmonë “PO” partnerit të saj, Mark Frroku në një ceremoni madhështore.

Megjithatë, ajo ende vazhdon të mbajë mbiemrin e saj  (Dembacaj ).

Kjo ka nxitur ndjekësit që ta pyesin moderatoren pse vazhdon të mbajë akoma mbiemrin e saj dhe jo atë të bashkëshortit.

“Rudina Dembacaj apo Rudina Frroku?”,- e pyeti një fanse, së cilës aktorja iu përgjigj: “Rudina Dembacaj përgjithmonë (shoqëruar me emoj-in e një zemre të kuqe). Thjesht e dashuruar me Frrokun tim”.