I riu pa patentë, përplas fëmijën që po lëvizte me biçikletë

Një i ri që lëvizte me makinë, pa leje drejtimi ka aksidentuar me makinë një fëmijë të mitur 11-vjeç që po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Imësht të Lushnjës, ndërsa fëmija i mitur mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë së Lushnjes:

O. C., 21 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, pasi në fshatin Imësht, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip ‘Benz’ ka përplasur një fëmijë të mitur 11-vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 21-vjeçarit i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.