Nga karriera deri në mënyrën sesi 'maskohet' për tu mos u njohur nga fansat, Kelmendi i thotë të gjitha në 'Kafe shqeto'

Ajo ka përfaqësuar Kosovën në maja më të larta të arritura ndonjëherë nga sporti shqiptar dhe ai kosovar dhe bëhet fjalë për xhudistën Majlinda Kelmenti e cila së fundmi ndodhet në Shqipëri.

Për të folur pse ajo ndodhet në vendin tonë ka qënë e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ në SYRI.TV.

Flavio: Ti je në Durrrës apo në Kavajë këto ditë?

Kelmendi: Jemi në Golem faktikisht por stërivtjen po e bëjmë në Kavajë në palestrën e një shkolle. Po mbahet një kampionat internacional dhe 15 shtete janë prezent aty. Ka shumë kampion olimipik, kampion botërorë të mos flasim dhe për ata që kanë marrë medalje në kampionate evropiane, kështu që kampionati është jashtëzakonisht i fortë. Kemi mbajtur kampionate të tillë dhe herë të tjera në Shqipëri, ky është viti i tretë që organizohet por asnjëherë nuk kemi pasur numër kaq të madh të sportistëve dhe sidomos sportistë elitar me famë botërore. Kështu që jemi jashtëzakonisht të lumtur për faktin se shumë sportistë nga Anglia, Izraeli që më herët nuk kanë qënë në Shqipëri kësaj radhe e kanë parë Shqipërinë dhe janë jashtëzakonisht të kënaqur me bukuritë natyrore që ka Shqipëria sidomos me mikëpritjen të cilën ne si popull e kemi virtyt. Në përgjithësi gjithçka po shkon jashtëzakonisht mirë.

Flavio: Kur ka kampionate të jashtëzakonshme ose sportistë të jashtëzakonshëm ndodh që ata të jenë frymëzim ose për emrin ose modelin e flokëve ose për përfshirjen e fëmijëve tek ai sport në xhudo. Prej teje sigurisht në Kosovë është bërë nami me të rinj dhe të reja të cilët janë bashkangjitur këtij sporti. Në Shqipëri si e gjete situatën dhe ndryshimin vit pas viti?

Kelmenti: Realisht ka më shumë masivitet në Kosovë përsa i përket sportit të xhudos, ndoshta arsyeja kryesore është se sporti i xhudos në Kosovë i ka arrit majat botërore. Kemi medalje evropiane, botërore dhe olimpike. Ka shumë vajza të cilët dëshirojnë të bëhen si Majlinda Kelmendi kur të rriten kështu që mua më bëjnë jashtëzakonisht të lumtur ky fakt sidomos duke marrë parasysh që në Kosovë është shumë vështirë që ëndërrat t’i kthesh në realitet.Jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri duke marrë parasysh se sa shumë probleme kemi ne si komb edhe ndoshta mënyra se si gjykohet një femër nëse merret me një sport luftarak. Kështu që fatkeqësisht në Shqipëri nuk është se ka shumë masivitet sporti i xhudos por besoj se në vitet në vijim kjo gjë do të ndryshojë. Prindërit kanë për tu gëzuar sesa sport i mirë është sporti i xhudos dhe kanë për të insistuar që fëmijët e tyre të merren me këtë sport ndoshta jo veç për tu bërë kampion një ditë po dhe thjesht mënyra se si edukohet një fëmijë brenda sportit të xhudos është jashtëzakonisht e mirë. Unë gjithmonë e them përderisa e ke fëminë larg drogës, larg alkoolit ,larg duhanit edhe nëse nuk është kampion prapë është kampion në vete.

Falvio: Michael Jordan është tërhequr dhe u rikthye dhe një sërë sportistë të tjerë kanë deklaruar tërheqjen e tyre nga sporti dhe Mike Tyson e pamë duke u kthyerr 40 vjeç e sa në ring. Mos më thuaj që nuk e ke menduar pas asaj mërzitje kombëtarje që shkaktoi tërheqja jote për tu rikthyer dhe njëherë në tapet. Sa herë ta kërkojnë në ditë një gjë të tillë?

Kelmendi: Vendimin e kam menduar shumë kohë. Nuk ka qenë vendim i lehtë. Arsyeja pse jam tërhequr kanë qënë lendimet e shumta që kam pasur 5 vitet e fundit. Për 5 vite kam pasur 4 operacione dhe ka qenë jashtëzakonisht e vështirë ajo periudha e kthimit. Nuk jam tip që ndoshta jam kthyer pas lëndimit dhe kam thënë nuk është shumë e rëndësishme mënyra se si kthehem  dhe çfarë do që të bëj gjithçka është në rregull. Jo unë gjithmonë kam dashur dhe pse kam qënë e lënduar prap me u kthy në vendin ku kam qënë në pozitën që kam qënë dhe realisht ka qënë shumë e vështirë. Mbas secilit lëndim jam kthyer dhe e kam pasur vitin më të suksesshëm sesa gjithë pjestarët e ekipit pavarësisht asaj që jam kthyer nga lëndimi. Mirëpo lëndimi i fundit të cilin e kam pasur vitin e kaluar në shtator, kam operuar gjurin e majtë për të tretën herë kështu që mendova se ai ka qënë momenti që jam thyer dhe nuk kam pasur mundësi më për tu  rikuperuar. Pastaj nga ana tjetër dhe trupi filloi të mos më dëgjojë dhe mendova kur trupi nuk fillon të dëgjojë është thjesht momenti për ta ndërprerë.  Në përgjithësi kam pasur një karrierë jashtëzakonisht të sukseshme edhe pse karriera ime nuk është mbyllur ashtu siç unë kam pasur dëshirë, pasi kam dashur ta mbyll karrierën me një medalje olimpike të dytë në karrierën time por kjo gjë nuk ndodhi por prapë jam e bindur se nëse ndodh një ditë e keqë gjatë karrierës nuk do të thotë që do të zbeh atë shkëlqimin që e ke pasur gjatë 20 viteve karrierë. Po mundohem të kujtojë ato momentet e bukura dhe sukseset që i kam pasur në karrierë dhe mos të mendoj për disfatën që kam pasur .

Flavio: Besoj se të gjithë ata që takon në rrugët e Durrësit vazhdojnë ta shprehin krenarinë e tyre pavarësihst nga ajo që ti mendon se ka qënë një ditë e keqe në karrierë apo jo?

Kelmendi: Po është shumë e vërtetë kanë shumë respekt dhe në Shqipëri të mos flasim për në Kosovë. Është shumë interesant fakti që kur dal në Shqipëri nëse nuk i kam flokët e lidhura jo shumë njerëz më njohin por kur i kam të lidhura sikur kam garuar të gjithë më njohin. Tani kur dua të dal dhe të mos njihem lëshoj flokët dhe në rregull jam.(qesh)

Falvio: Me sportin dhe jashtë sportit cili është plani i yt?

Kelmendi: Pas përfundimit të karrierës kam pasur oferta nga më të ndryshme. Mirëpo kam një reputacion jashtë zakonisht të mirë dhe nuk mendoj që ja vlen me pranu secilin ofertë që vjen. Reptuacioni dhe emri që kam dhe respektin që gëzoj tek gjithë populli shqiptar nuk ja vlen me e humb për lekë.

Flavio: Çfarë do të thotë kjo? Se kemi parë fatkeqësisht shumë madje kemi arritur tek faza që i mirëkuptojmë sportistët tanë që kanë shitur flamurin për lekë?

Kelmendi: Po fatkeqësit kjo është e vertëtë. Dhe unë në momentin kur  kam pasur disa oferta nga shtetet e forta për oferta disa milionshe gjatë asaj periudhe familja ime ka pasur  shumë probleme serioze dhe financiare. Mirëpo pavarësisht kësaj unë kam pasur afër trajnerin tim dhe ai ka insistuar që unë të rri  dhe të përfaqësoj Kosovën pasi gjithë gjërat do të shkojnë ashtu siç duhet. Për mua personalisht ka qënë shumë më e vështirë sesa për sportistat e Kosovës sot sepse sot është ligji për sportin. Pavarësisht asaj që unë kam qënë dy herë kampione botërore nuk ka pasur ligj për sport kështu që nuk ka qënë e lehtë për të mbijetuar, ndërsa sot është krejt ndryshe. Gjatë asaj periudhe në familjen time ishin të gjithë pa punë nga ana tjetër unë kisha oferta milionshe kështu që kam qënë në një situatë mjaft të vështirë. Më  vjen shumë keq kur një sportist shqiptar pranon me përfaqësu një shtet tjetër për shkak të atij problemi që unë kam pasur gjatë asaj periudhe në familjen time. Dhe nga ana tjetër kritikohen shumë dhe njerëzit flasin fjalë të këqia për ata sportist mirëpo nuk i njohin thelbin e atij problemi.

Flavio: Vazhdojnë burrat e Shqipërisë të kenë frikë nga Majlinda Kelmendi se mos përfshihen në një debat, në trafik si për shembull. Ka ndonjë që të kthen fjalën?

Kelmendi: Jo zakonisht kur nuk më njohin janë shumë serioz sidomos policët në trafik, mirëpo në momentin kur marrin dokumentin reflektojnë dhe kanë shumë respekt, pavarësisht asaj që më ka ndalur prej shpejtësisë së madhe kërkojnë që të bëjnë foto dhe sidomos kjo më ndodh shumë shpesh në Kosovë. Unë kam menduar që të jem asistente e trajnerit tim Dritona Kuka jam shumë e lumtur që jam pjesë e ekipit dhe falenderoj për besimin që ai ka ndaj meje dhe për insistimin që ai ka pasur që unë të isha afër tij për të ndarë përvojën time me gjeneratat e reja. Përveç kësaj kam nënshkruar një kontratë me univiersitetin më të mirë në Kosovë ku do të jem aty profesoreshë për sportin e xhudos.