VIDEO/ Kosova e mbyll me nder, shtang Greqinë brenda në Athinë

Kosova shmang humbjen ndaj Greqisë në ndeshjen e fundit në grup, por jo vendin e fundit, që në fakt ishte vendosur me humbjen ndaj Gjeorgjisë.

“Dardanët” barazuan 1-1 në Athinë, ku edhe mund të kishin fituar, pa “vjedhur” asnjë, nëse Zhegrova dhe Vojvoda, në fund, do të ishin treguar më të saktë në konkludim, teksa golin për Kosovën e shënoi Rrahmani.

Dy barazime identike me përfaqësuesen helene, 1-1 në Prishtinë dhe Athinë, me këtë rezultat të fundit që jep shpresë për ndryshimin e situatës në fushatën e ardhshme eliminatore.