Telenovela pa një fund Wanda-Icardi, futbollisti ‘lëshon’ pronat për martesën

Telenovela Mauro Icardi - Wanda Nara mesa duket nuk ka fund.
Sipas gazetares, Debora D’Amato, Icardi miratoi një kontratë që i jepte Wanda-s të drejtat për të gjitha marrëveshjet dhe pronat e tij, një kusht ky në mënyrë që të shpëtohet martesa e tyre.

 

Kontrata, sipas saj, zgjat deri në vitin 2050 kur Icardi do të jetë 57 vjeç.
Kujtojmë se çifti është përfshirë në një sagë të hidhur martesore, pasi u zbulua se Icardi mund ta kishte tradhtuar Wanda-n me një modele.

 

Ata janë ndarë, janë bashkuar, janë ndarë sërish, por mesa duket ata do të kthehen bashkë për momentin.

Ribashkimi me Wanda-n duket se nuk do të jetë shumë i thjeshtë për futbollistin dhe pa sakrifica.