VIDEO/ Greqi-Kosovë, pjesa e parë mbyllet me një gol të vetëm

Kosova është duke humbur 1-0 nga Greqia pas pjesës së parë të ndeshjes së fundit të të dy kombëtareve në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Greqia ishte më e qartë se Kosova dhe ia doli të shënojë në çastet e fundit të pjesës së parë.

Georgios Masouras shënoi për 1-0 për Greqinë në minutën e 43-të, rezultat me të cilin mbyllet fraksioni i parë i lojës.