Numërohen mbi 80 përqind e votave në shumicën e komunave të Kosovës, ja rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me një ritëm të shpejt ka numëruar votat në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në disa prej komunave tashmë janë numëruar mbi 80 për qind e votave. Në disa të tjera janë numëruar pothuajse të gjitha votat.

Sipas rezultateve preliminare rezultatet në disa prej komunave janë këto:

Me numërimin e 80 për qind të votave në Prishtinë Përparim Rama nga LDK-ja ka marrë 51,02% për qind të votave.

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka 48,98% për qind.

Sipas KQZ-së, me numërimin e 85 për qind të votave në Komunën e Gjilanit po prinë kandidati i LVV-së, Alban Hyseni me 50,91 për qind të votave.

Ndërkaq kandidati i LDK-së Lutfi Haziri ka marrë 49,09 për qind të votave.

Në Komunën e Gjakovës, me numërimin e pothuajse të gjitha votave me një përqindje prej 56.04 për qind i pari është Ardian Gjini i AAK-së, ndërkaq me 43.96 është kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari Lila.

Në Komunën  e Podujevës, po prin Shpejtim Bulliqi i LVV-së, me 52.09 për qind të votave me numërimin e 95 për qind të votave, ndërkaq Ekrem Hyseni i LDK-së ka 47.91 për qind të votave.

Sipas KQZ-së, me numërimin e mbi 95 për qind të votave në Komunën e Fushë Kosovës po prin kandidati i LDK-së, Burim Berisha me 66,05 për qind të votave.

Ndërkaq kandidati i LVV-së Enver Bajçinca ka marrë 33,95 për qind të votave.

Sipas KQZ-së, me numërimin e 80 për qind të votave në Komunën e Rahovecit po prinë kandidati i AAK-së, Smajl Latifi me 64,99 për qind të votave.

Ndërkaq kandidati i LVV-së Visar Korenica ka marrë 35,01 për qind të votave.

Sipas KQZ-së, me numërimin e 90 për qind të votave në Komunën e Prizrenin prin kandidati i LVV-së Mytaher Haskuka ka marrë 50,47 për qind të votave.

Ndërkaq, kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj me 49,53 për qind të votave.