Flamuri amerikan me ngjyrat e LGBT/ Gazment Bardhi fshin pëlqimin në foton e Alex Soros
Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i emëruar i Partisë Demokratike i ka bërë 'like' një postimi të djalit të miliarderit Soros, Aleksit. Ky i fundit kishte zëvendësuar flamurin amerikan me atë të komunitetit LGBT me ngjyrat e ylberit.
Duket se PD me Bashën e Bardhin po heqin dorë edhe publikisht nga ideologjia konservatore, duke e zëvendësuar atë me ideologjinë majtiste të Xhorxh Soros, armikun e konservatorëve dhe familjes tradicionale në të gjithë botën.
Kjo i jep kuptim edhe heshtjes së PD-së së Bashës dhe Bardhit për skandalin e formularit me “Prindin 1 dhe Prindin 2”.
Pas publikimit të lajmit, Bardhi e ka hequr pëlqimin nga fotoja e Sorosit.
Sigurisht që duhet respektuar e drejta e z. Bardhi për të mbështetur komunitetin LGBT, por nuk kuptohet përse e bën këtë gjë në postimin e një ultra majtisti, siç është Aleks Soros.