VIDEO/ Autogoli që kualifikon Kroacinë në Botëror, Rusia shkon në ‘Play-Off’

Një autogol i Kudryashov dënon Rusinë për të zhvilluar “Play-Off” për të shkuar në “Katar 2022”, teksa Kroacia feston një kualifikim të arritur në “kthesën e fundit” pas një ndeshje betejë të vërtetë nën rrebesh të luajtur sot pasdite.

Një ndeshje gati e ekuilibruar, me shumë faulle dhe shumë ndërprerje, teksa Rusisë i mjaftonte edhe barazimi për të siguruar vendin e parë në grup.

Nënkampionia në fuqi e Botës ka triumfuar 1-0 me autogolin e minutës së 81-të, duke siguruar kështu vendin për në Botërorin që do të zhvillohet në dhjetor të vitit të ardhshëm.