Këto janë dy komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në ora 15:00

Mamusha dhe Juniku janë dy komunat me daljen më të madhe në zgjedhjet e sotme në Kosovë deri në ora 15:00.

Në komunën e Mamushës pjesëmarrja e deritanishme në zgjedhje deri në ora 15:00 është 44,73 përqind.

Në anën tjetër, nga komunat shqiptare në Kosovë, Juniku prin me dalje në zgjedhje. Rreth 44,73 përqind e qytetarëve atje kanë dalë në zgjedhje deri në ora 15:00.

Në anën tjetër, komuna me daljen më të ulët në zgjedhjet e sotme është ajo e Rahovecit me vetëm 16 përqind.