Përplasje mes bandave për të drejtuar të dënuarit, vriten 68 të burgosur në Ekuador

Të paktën 68 të burgosur janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeje mes bandave në një burg në Ekuador.

Reuters raporton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe se konflikti fizik mes të burgosurëve nisi për kontrollin mbi të dënuarit.

Pasi një prej liderëve të bandave është liruar nga burgu, të tjerë kërkonin të merrnin vendin e tij dhe të drejtonin, tha guvernatori i provincës ku ndodhet burgu, Pablo Arosemena.

Burgu, ku ndodhi ngjarja e rëndë, është burgu i njëjti ku u vranë 119 të burgosur në muajin shtator, përplasja më vdekjeprurëse në burgjet e Ekuadorit. Vrasjet në burgje janë ngjarje të përsëritura në Ekuador.