Valentino Rossi, karriera dhe rekordet në 26 sezonet në Kampionatin Botëror

1/66

Që nga 31 mars i 1996, dita e debutimit të Valentino Rossit në Kampionatin Botëror, kanë kaluar shumë gara dhe një numër i pafund gëzimesh për kampionin nga Tavullia. Ne do të rigjurmojmë historinë e Doktorit përmes të dhënave, fitoreve dhe festimeve të tij të famshme

2/66

Ishte 31 marsi 1996 kur një 17-vjeçar i quajtur, Valentino Rossi debutoi në Kampionatin Botëror 125 cc.  Të gjithë pjesëmarrësit në atë garë e kanë mbyllur karrierën të paktën 14 vjet më parë, i fundit ishte Youichi Ui.

3/66

Disa muaj më vonë, më 4 gusht, vjen podiumi i parë i karrierës : Valentino zë vendin e tretë me Aprilia e tij në GP të Austrisë. Më 18 gusht 1996 fitorja e parë në karrierë për Valentino Rossi mbërrin para të gjithëve në Brno

4/66

Në Donington, më 17 gusht 1997 , Rossi arriti fitoren e dhjetë në karrierë

5/66

Më 31 gusht 1997, në të njëjtin cirkuit ku kishte arritur fitoren e parë - atë të Brno-s në Republikën Çeke - Valentino fitoi Kampionatin Botëror të parë në 125 cc.

6/66

Më 5 Prill 1998 , Valentino Rossi bëri debutimin në kategorinë 250 cc me Suzuka.

7/66

Më 27 qershor 1998 , në Assen, arriti fitoren e parë në kategorinë 250cc

8/66

Më 24 tetor 1999 , në Rio de Zhaneiro, Valentino Rossi fitoi titullin e dytë botëror, i pari në kategorinë 250 cc

9/66

Pas kësaj, Valentino Rossi bëri debutimin në kategorinë më të lartë më 19 mars 2000 . Në pistën e Phakisa në Afrikën e Jugut, debutimi për Rossin nuk është saktësisht më i miri pasi nuk arriti ta përfundonte garën

10/66

Muajin pasardhës, pikërisht më 30 Prill, mbërrin podiumi i parë në kategorinë kryesore të motorrave: Valentino zë vendin e tretë në Jerez të Spanjës, pas Kenny Roberts dhe Carlos Checa.

 

11/66

Më 9 korrik 2000 , në Donington, vjen fitorja e parë për Valentino Rossi: ai është 21 vjeç, 4 muaj e 23 ditë.

12/66

Në Le Mans GP më 20 maj 2001 , Valentino Rossi feston podiumin e tij të 50-të në karrierë

13/66

 

Po në vitin 2001 , pikërisht më 14 tetor në Phillip Island, mbërrin kampionati i parë botëror në top class , i treti në karrierë për kampionin nga Tavullia.

14/66

 

Më 14 korrik 2002 , në Donington, Valentino festoi garën e 100-të në garat me motorra

 

15/66

 

Nga Brno 2001 deri në Sachsenring 2002 , Doktori arrin në majë

16/66

Më 21 shtator 2002 , në Rio de Zhaneiro, mbërrin Kampionati i dytë Botëror në , i pari nëse marrim parasysh MotoGP dhe në total i katërit në karrierë.

17/66

 

Më 20 tetor 2002 , në Phillip Island, Valentino festoi  fitoren e 50-të në karrierë që nga debutimi.

18/66

 

Nga Jerez në Sachsenring 2002:  fitoret bëhen 7

19/66

Më 20 shtator 2003 , në Rio, Valentino fiton dhe kështu feston podiumin e tij të 50-të në kategorinë më të lartë

20/66

 

Muajin pasues, në Sepang, Doktori fitoi Kupën e Botës,të pestën në karrierë , e treta në Moto GP

 

21/66

 

2004 , në Afrikën e Jugut, gara e parë me Yamaha arrihet të fitohet

22/66

 

GP e gjashtë e vitit 2004 mbahet në Assen : sukses për Valentino, me pikë për 28 gara radhazi (që nga viti 2002 Estoril GP)

23/66

 

Më 17 tetor 2004 , në Phillip Island, zhvillohet edhe Kampionati i gjashtë Botëror, i katërti në Moto Gp. Vjen edhe podiumi numër 100 në të gjitha kategoritë.

24/66

Në GP të Sachsenring 2005 , Valentino përfundon i pari dhe barazohet me Mike Hailëood, me 76 fitore në të gjitha kategoritë e motorrave . Ai mban një pankartë ku shkruhet "Më fal, Majk"

25/66

 

Në Sepang, më 25 shtator 2005 , Doktori fitoi titullin e pestë botëror në Moto GP, i shtati në karrierë

26/66

 

Në Australi më 16 tetor festohet  fitorja e 11-të sezonale . Ky është rekordi i tij, i vendosur 3 herë: 2001, 2002, 2005

27/66

Në Losail GP më 8 Prill 2006 , Valentino arrin fitoren e 54-të në Moto Gp dhe barazohet me Mick Doohan në vendin e dytë të të gjitha kohërave. Përballë tij është vetëm Giacomo Agostini në moshën 68-vjeçare

28/66

Më 3 qershor 2007 , në Mugello, Rossi përfundoi i pari dhe arriti podiumin e 95-të në Moto GP, duke barazuar rekordin absolut të Mick Doohan . Bashkë-rekord që zgjat vetëm një javë, duke qenë se me vendin e dytë në Katalonjë më 10 qershor, Valentino ia kalon legjendës australiane.

29/66

Më 30 mars 2008 , në Jerez, Valentino përfundoi i dyti pas Pedrosas, por arriti në 100 podiume në Moto GP

30/66

Në të njëjtin vit, në Le Mans, vjen fitorja e 90-të në të gjitha kategoritë . Rossi barazohet me Angel Nieto në vendin e dytë të gjitha kohërave . Përballë Doktorit është vetëm Xhakomo Agostini me 122 suksese

31/66

Më 22 qershor 2008 , në Donington, Valentino Rossi zhvilloi garën e 200-të në GP.

32/66

Në Misano GP më 31 korrik 2008 , Valentino arrin fitoren e 68-të Moto GP: barazoi rekordin absolut të Giacomo Agostini . Rekordi kaloi në 69 në garën e radhës në Indianapolis

33/66

Më 28 shtator 2008 , në Motegi, Doktori u kurorëzua kampion bote për të tetën herë në karrierë, i gjashti në Moto GP.

34/66

Më 19 tetor 2008 , në Sepang, Rossi fiton garën dhe kështu ngjitet në podiumin e 150-të

35/66

Tashmë piloti i parë që ka arritur 16 podiume në një sezon,  në vitin 2003, Rossi pasi konfirmoi këtë moment historik në 2005, përsërit këtë sukses edhe në vitin 2008, në sezonin që përfundoi me vendin e 3-të në Valencia.

36/66

Më 27 qershor 2009 , në pistën e Assenit, Valentino fitoi garën e 100 në të gjitha kategorit

37/66

Në të njëjtin vit, më 25 tetor, në Sepang fitoi titullin e shtatë botëror në Moto GP, më i mirë se ai vetëm Giacomo Agostini (8) . Dhe jo vetëm kaq, pasi Vale arrin 9 tituj në të gjitha kategoritë. 38/66

Më 18 maj 2014 , në moshën 35-vjeçare, Valentino arrin  podiumin e 150-të në Moto GP në Le Mans.

39/66

Po atë vit, në Mugello,  Valentino zhvilloi garën e  300-të në karrierë

40/66

Më  13 korrik 2014 , në Brno, Doctor dnë pistë për herë të  245-të në Moto GP,  duke barazuar  rekordin për pjesëmarrje në kategorinë më të lartë për kotorra të mbajtur nga Alex Barros.

41/66

Në maj 2015 , në Jerez, Valentino përfundoi i treti pas Lorenzos dhe Marquez: për të ky është podiumi i 200-të në të gjitha kategoritë.

42/66

25 qershor 2017 : triumfon në Assen për të tetën herë. Ky është rekordi i fitoreve në një pistë të vetme, ai absolut  mbahet nga Giacomo Agostini: 10 fitore në Imatra.

 

43/66

Valentino në Holandë përmirëson më tej rekordin absolut që tashmë i takon, duke arritur në 89 fitore në Moto GP. Me 38 vjeç, 4 muaj e 9 ditë ai është fituesi i 7-të "më i vjetër" i Moto GP. Para tij: Fergus Anderson (44); Jack Findlay (42); Les Graham (41); Jack Ahearn (39); Harold Daniell (39); Frantisek Stastny (38/8/6)

44/66

Më 22 tetor 2017, Rossi zë vendin e 2 në Australi: edhe 15 Podiumet në Phillip Island përfaqësojnë një rekord . Askush nuk ka fituar më shumë në një pistë të MOTO GP.

45/66

Në Jerez, më 6 maj 2018 , Valentino arrin një total prej 40,075 km të përshkruara në të gjitha kategoritë.

 

46/66

Gjithashtu në vitin 2019, në moshën 40 vjeçare , Valentino Rossi mund të ngjitet në podium dhe këtë e bën më 31 mars në Çmimin e Madh të Argjentinës, duke përfunduar i dyti pas Marc Marquez.

47/66

Podium që Doktori e konfirmoi edhe në GP-në e radhës, atë të Austin (Texas), ku përfundoi i dyti, këtë herë pas Alex Rins.

 

48/66

Më 27 tetor 2019 Rossi garon në GP Australian (përfundoi në vendin e tetë) dhe arrin 400 GP , një tjetër rekord i një karriere legjendare

49/66

Më  26 korrik 2020,  Valentino feston  podiumin e 199-të në Moto GP,  i 235-ti duke marrë parasysh të gjitha kategoritë:  është i 3-ti në Jerez. Rossi ka qenë në podium për 25 sezone radhazi . Ai vendos tashmë rekordin: ndjekësi më i afërt është Angel Nieto, me 20 sezone radhazi në podium.

50/66

Jerez është gjithashtu podiumi i 142-të me Yamaha në Moto GP

 

51/66

Më 20 shtator në pistën Misano,  Doktori  bëhet piloti i vetëm që ka marrë pjesë në 250 GP me vetëm motor.

 

52/66

Askush nuk ka fituar kaq shumë me Yamaha: Jorge Lorenzo kishte arritur  44 fitore, por  Rossi është ngritur më lart se të gjithë, duke arritur në 56 fitore me Yamaha  (rekordi absolut i përket Giacomo Agostinit, 62 fitore me MV Agusta)

 

 

53/66

Ai është 42 vjeç e 40 ditë kur fillon gara e parë e sezonit . Të dhënat e të gjithë pjesëmarrësve në Kampionatin Botëror janë të njohura që nga viti 1997 dhe që nga ajo kohë asnjë 42-vjeçar nuk është pjesmarrës në garë.

 

54/66

Kjo na çon në Kupën e Botës 2021: Valentino nis sezonin e tij të 22-të në  Moto GP( rekord absolut , mposhti Jack Findlay, i cili, për më tepër, mori pjesë vetëm në një garë në 1958 dhe vetëm dy në 1959).

 

55/66

Më 28 Prill 2021, Valentino sqaron të ardhmen e ekipit të tij  VR46 : skuadra do të jetë në MotoGP nga sezoni 2022,  një marrëveshje 4-vjeçare deri në kampionatin 2026. Pilotët janë Luca Marini dhe Marco Bezzecchi , të cilët  do të ngasin dy Ducati.

 

56/66

Gjatë Kampionatit Botëror 2021, Rossi e gjen veten një shoqërues ndryshe në kutinë e Petronas, ai është  Andrea  Dovizioso.

57/66

Më 5 gusht 2021, njoftimi historik mbërrin në një konferencë shtypi në Spielberg, Austri: Rossi del në pension në fund të Kupës së Botës 2021 . Prandaj ai me Petronas është Kampionati i fundit Botëror në MotoGP: gjithsej 26 sezone në Kampionatin Botëror

 

58/66

Menjëherë pas njoftimit të daljes në pension në fund të sezonit, më saktë më 18 gusht 2021, Rossi njofton në rrjetet sociale se e dashura e tij Francesca Sofia Novello është shtatzënë . Pas përfundimit të Kampionatit Botëror të tij të fundit në MotoGP, Valentino do të bëhet baba i një vajze të vogël.

 

59/66

Më 24 tetor 2021 Rossi garon për herë të fundit në Itali, në pistën e Misano me emrin "Marco Simoncelli". Misano është konsideruar gjithmonë si "shtëpia" e Valentinos, për shkak të afërsisë me Tavullia-n. Në fund të garës, Valentino hedh helmetën drejt fansave të tij.

60/66

E enjte, 11 nëntor 2021 Rossi përshëndet publikisht MotoGP me një konferencë emocionuese, përpara se të niste fundjavën e fundit në Valencia: "Gjithmonë kam menduar për këtë moment në karrierën time, po përjetoj ndjesi të çuditshme. Jam përpjekur t'i përballoj këto ditë në një mënyrë normale, por qartë që nga e hëna gjithçka do të jetë ndryshe, jeta ime do të jetë krejtësisht ndryshe , po mundohem të mos e mendoj”. Më pas Valentino emocionohet  para një videoje ku fansat e falënderojnë.

 

61/66

Të dielën e 14 nëntorit 2021, me garën e tij të fundit në Valencia, perdja bie mbi njeriun ndoshta më ikonik në historinë e Kampionatit Botëror . Ai që solli garat me motor në shtëpitë e tifozëve në mbarë botën. Ai që ka frymëzuar breza jo vetëm me rezultatet në pistë, por edhe me qëndrimin e tij gjithmonë të buzëqeshur dhe pozitiv.

 

62/66

Duket e pamundur të besohet, por 14.11.2021 do të mbetet përgjithmonë data e pensionimit të Valentino Rossit. Ndër të tjera, shuma e numrave që tregojnë datën e tërheqjes (14 + 11 + 21) është vetëm 46.

63/66

Valentino Rossi është mbajtësi i rekordeve të të gjitha kohërave për fitoret, podiumet, xhirot më të shpejta, pikët dhe garat e nisuranga vendi i parë (të dhënat në lidhje me MotoGP) 26 sezone në kampionatin botëror

 

64/66

Kuriozë janë të dhënat që lidhen me polet e fituara nga Rossi në karrierën e tij, ku numri 5 shfaqet gjithmonë.

65/66

Më shumë se fjalë,  le t'i lëmë numrat e tij të përshkruajnë se çfarë ishte Valentino Rossi  për botën e motorsportit (të dhëna në lidhje me MotoGP)

66/66

Për të gjitha emocionet që na keni dhënë në këto 26 vite ... Faleminderit Vale!