VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit me 2 viktima tek ’21 dhjetori’, si shpëtoi patrulla e policisë

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë ndodhur mëngjesin e 11 nëntorit në zonën e ‘21 dhjetorit’, ku u shënuan 2 viktima.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:13 të mëngjesit ku automjeti tip ‘Citroen’ i cili drejtohej nga Emirjan Doko përplasi me makinën tip ‘Honda’ duke lënë të vdekur në vend shoferin, Luan Cenollari dhe pasagjerin Ali Bejo.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Euronews Albania aksidenti tragjik ka ndodhur në sytë e një patrulle policie, të cilët kanë shpëtuar për vetëm pak metra.

Në automjetin e Emirjan Dokos u gjet një armë zjarri dhe një thikë.

Një prej viktimave te aksidentit Luan Cenollari ishte polic i burgjeve qe sipas informacioneve gjate natës punonte dhe si taksist.