Kamioni përplas autobuzin, plagosen 2 persona

Një kamion ka përplasur autobuzin në Librazhd dhe si pasojë janë lënduar shtetasit L.S 50 vjeç, banues në Lushnjë dhe A.L 30 vjeç banues në Divjakë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë-Thanë. Ndërsa mësohet se të dy shtetait e plagosur kanë qenë pasagjerë të autobuzit që u përplas nga kamioni. Fatmirësisht gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe pa rrezik për jetën.

Elbasan/ Informacion paraprak

Me datë 14.11.2021, në aksin rrugor Librazhd - Qaf Thanë, në vendin e quajtur Urakë, një kamion  me drejtues shtetasin D.B., banues Elbasan është përplasur me një autobus me drejtues shtetasin A.Ll., banues në Lushnje.
Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën shtetasit L.S., 50 vjeç, banues në Lushnjë dhe
A.L., 30 vjeç, banues në  Divjakë,  të cilët ishin pasagjerë në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.