Berisha akuza Çuçit: Tirana dhe Shqipëria në kthetrat e krimit! Ministri i familjes gili-vili me...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas ekzekutimit mafioz që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit.

Për situatën e rënduar kriminale në vend, Berisha bën përgjegjës ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin dhe Ramën, si kreun e Meduzës.

Tirana dhe Shqipëria në kthetrat e krimit! Gjithçka jashtë kontrollit në Narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Tirana dhe Shqiperia ne kthetrat e krimit.

Ekzekutohen me bresheri kallashi ne mes te Tiranes dy te rinj

Ministri i Familjes gili, vili, mili me Kreun e Meduzes!

Gjithçka jashte kontrollit ne Narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe! Sb