Viktimat nuk kishin armë me vete, te makina e djegur u gjetën dy kallashnikovë

Erigers Mihasi dhe Armando Dumani nuk mbanin armë zjarri me vete, në momentin e ekzekutimit në zonën e Astirit. 

Në kontrollin e automjetit në vendngjarje nuk janë gjetur armë, dhe fizikisht viktimat nuk kanë pasur armë.

Ndërsa në makinën e djegur në Thumanë, tip 'Toyota' me targa të vjedhura AA 532 ON, janë gjetur dy armë zjarri kallashnikov.