VIDEO/ Policia: 'Toyota' e djegur në Thumanë, me targa të vjedhura në Tiranë

Policia e Tiranës ka dhënë informacione të tjera për atentatin me dy viktima në zonën e Astirit, ku mbetën të vrarë Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeç. 

Autorët dyshohet se kanë përdorur një automjet tip 'Toyota' në krim me të cilën janë larguar pas ngjarjes në drejtim të ish-sheshit Shqiponja. 

Më shumë se një orë pas ngjarjes u gjet një automjet i djegur në Thumanë. Makina tip 'Toyota' AA 532 ON rezulton me targa të vjedhura në Tiranë. 

Njoftimi i policisë
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur  te "2 rrathët" në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se :

Grupi hetimor ka bërë  identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri:

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç.

Ndërkohë  në Thumanë është gjetur një  automjeti tip "Toyota" duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes. 
Targat e mjetit të djegur rezultojnë të  vjedhura në Tiranë.
 
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.